Aksidenti në Çubrel të Skenderajt, IPK: Vetura e policisë s’e përshtati shpejtësinë, kaloi në shiritin e kundërt

Aksidenti në Çubrel të Skenderajt, IPK: Vetura e policisë s’e përshtati shpejtësinë, kaloi në shiritin e kundërt

12:20, 27/01/2025

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të dielën mbrëma në fshatin Çubrel të Skenderajt, ku si pasojë humbën jetën tre persona dhe pesë të tjerë u lënduan.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka bërë të ditur se dyshohet se aksidenti ka ndodhur nga shpejtësia e lëvizjes së veturës zyrtare të policisë.

Sipas njoftimit, drejtuesi i veturës së policisë ka kaluar në shiritin e kundërt duke goditur veturën civile.

“Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se aksidenti ka ndodhur si rezultat i mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës nga drejtuesi i automjetit zyrtar të policisë i cili ka kaluar në shiritin e kundërt duke goditur veturën civile”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor i cili ka qenë drejtues i automjetit zyrtar të policisë në momentin e aksidentit përderisa lidhur me aksidentin janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me prokurorin kompetent.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco