Shtyhet për 31 janar  gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt

Shtyhet për 31 janar gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt

12:18, 27/01/2025

Në seancën fillestare në gjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt, avokati i Kushtrim Kokallës, Ndrec Dodaj është gjobitur me 500 euro për shkak të mos bindjes ndaj trupit gjykues.

Avokati Ndrecë Dodaj, që mbron Kushtrim Kokallën, deklaroi se nuk i ka pranuar në tërësi shkresat e lëndës, duke thënë që nuk mundet me këshillu klientin e tij e as me kundërshtu aktakuzën.Edhe avokati Agron Kuqi që mbon të akuzuarin Tom Doda, deklaroi se nuk janë në gjendje që sot të deklarohen lidhur me rastin.

Seanca për të akuzuarit në vrasjen e Liridona Ademajt është shtyer për datën 31 janar në ora 11:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco