Aksident i rëndë në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, humbin jetën tre persona, pesë të lënduar

Aksident i rëndë në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, humbin jetën tre persona, pesë të lënduar

07:13, 27/01/2025

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:40, është raportuar për aksident trafiku me pasoja fatale, i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Çubrel të Skenderajt.

Në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.

Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policor.

Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa për hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor.

Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente, IPK-ja dhe Prokurori kompetent të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco