Shkon në tre numri i të vdekurve në aksidentin Mitrovicë-Pejë

Shkon në tre numri i të vdekurve në aksidentin Mitrovicë-Pejë

20:41, 26/01/2025

Ka shkuar në tre numri i personave të vdekur si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Pejë.

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura tha se lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Situata është rënduar pas aksidentit në Çubrel, me tri viktima deri tani të konfirmuara nga Policia e Kosovës. Thellësisht i prekur nga ky aksident ku u shuan tri jetë. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjeve”, shkroi Nura, transmeton Syri.net Kosova.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco