Mllefi i zëvendëskryeministres, Donika Gërvalla-Schwarz, ka vazhduar këtë herë ndaj kandidatit për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinajt.
Ajo madje ka devijuar aq thellë sa ka fyer gradën e tij, duke e quajtur ”gjeneral të vetshpallur".
”Ju e njihni të ashtuquajturin hero të Çakorrit që ju premton anëtarësim të NATO-s për tre muaj madje”.
”Vëllezër, Kosova në NATO nuk hyn as me gjeneralë të vetëshpallur e as me katër milionë euro buxhet në vit për ushtri siç ishte më parë”, shprehej ajo nga një tubim në Deçan.
© SYRI.net