Tubim madhështor në Pejë, Haradinaj: Po shtohemi përditë e më shumë!

Tubim madhështor në Pejë, Haradinaj: Po shtohemi përditë e më shumë!

19:33, 26/01/2025

Kandidati për kryeministër i AAK-së me partnerë të koalicionit, Ramush Haradinaj, ka ndarë momente nga tubimi madhështor në Pejë.

Ai përmend figura për të cilat thotë se me njerëz të tillë të devotshëm arrihet fitorja e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

”Dy ishin arsyet e një tubimi madhështor në Pejë dhe që të dyja lidhen me Kosovën: “Lufta për Kosovën” me autorë Rasim Selmanaj, kandidat për deputet dhe Agron Gashi; si dhe vizioni ynë për Kosovën Fituese.

Me njerëz të devotshëm, drejt fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Po shtohemi përditë e më shumë!

[1️⃣] [3️⃣] [7️⃣]  Për Kosovën Fituese”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco