SYRI TV/ Vrasja e Lulzim Vishës/ Arrestohet Eduart Lami, në kërkim Ervis Lami

13:41, 25/01/2025

Ende asnjë pistë konkrete për vrasjen e 48 vjecarit Lulzim Visha në fshatin Zallmner të Tiranës.

Por këtë të shtunë policia ka ushtruar kontrolle në shtëpin e Ervis Lamit në të cilën e gjetë një pistoletë me silenciator. Në momentin e kontrollit Ervis Lami nuk ndodhej në banesë, ndërsa blutë e Tiranës arrestuan kushuririn e tij , Eduart Lami. Dyshohet se familja Lami dhe familja Visha kanë një konflikt pronësie dhe për këtë shkak dyshohet se mund të ketë ndodhur edhe atentati ndaj 48 vjecarit Lulzim Visha.

Eduart Lami 37 vjeç është vënë në pranga nga policia e Tiranës në lidhje me ngjarjen e së premtes ku u ekzekutua me armë zjarri në Kamëz, Lulzim Visha. Ndërkohë në kërkim është shpallur dhe kushëriri i tij, Ervis Lami 31 vjeç. Arrestimi i Eduart Lamit dhe shpallja në kërkim e djalit të xhaxhait të tij, Ervis Lami ka ardhur pas kontrolleve të zhvilluar nga policia për persona të cilët dyshohen se mund të jenë përfshirë në ngjarje. Blutë e Tiranës kanë zhvilluar kontroll në banesën e Ervis Lamit ku kanë gjetur armë zjarri dhe sende të tjera të paligjshme. Ndërkohë që janë marrë në pyetje dhe familjarët e viktimës.

Një person i arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, në lidhje me vrasjen e 48-vjeçarit Lulzim Visha të premten në Zall Mner të Kamzës. Në pranga është vënë Eduart Lami, 37 vjeç dhe në kërkim është shpallur Ervis Lami, 31 vjeç. Dy kushërinjtë Lami sipas policisë dyshohet se janë të përfshirë në ngjarje.

Policia e Tiranës ka zhvilluar disa kontrolle në disa banesa në Kamëz, në lidhje me personat për të cilët ka pasur dyshime se janë përfshirë në këtë ngjarje kriminale. Në kuadër të operacionit ‘Silenciatori’ një kontroll është bërë dhe në banesën e Ervis Lamit. Gjatë kontrollit në këtë banesë që sipas policisë përdorej nga Ervis dhe Eduart Lami janë gjetur një armë zjarri automatike, 15 copë fishekë luftarakë, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e banesës janë gjetur 4 gëzhoja armë.

Ervis dhe Eduart Lami akuzohen nga policia për ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe  municionit’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’. Arma e zjarrit, gëzhojat si dhe sendet e tjera të sekuestruara janë dërguar Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme për të parë nëse kjo armë zjarri është përdorur në ngjarje kriminale.

Gjithashtu blutë e Tiranës kanë marrë në pyetje dhe familjarët e Lulzim Vishës, të cilët për shkak të gjendjes së rënduar emocionale nuk kanë dhënë shumë detaje, por ato priten të merren sërish në pyetje. Policia ka marrë në pyetje dhe familjarët Refik Domit i cili është vrarë në vitin 1997 nga vëllai i Lulzim Vishës, Besnik Visha.

Dy pistat kryesore ku po heton policia e Tiranës është hakmarrja dhe një konflikt i kohëve të fundit që kanë pasur dy vëllezërit Lulzim dhe Besnik Visha.

Lulzim Visha u ekzekutua mëngjesin e së premtes në Zall Mner me të paktën 12 plumba. Autorët ishin me një mjet tip Porche i cili u gjet pak orë pas ngjarjes i djegur në zonën e Zall Herrit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco