“Te Kodra e Diellit, aty ku dielli e kishte djegë fort”, po thotë Jeta Statovci nga Guxo që po kërkon edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës.
Statovci së bashku me anëtarët e Vetëvendosjes kanë takuar një numër të konsiderueshëm të qytetarëve të Kodrës së Diellit në Prishtinë.
Statovci në këtë takim tregoi që kufijtë nuk kanë qenë asnjëherë më të sigurt se sot, pasurit e Kosovës janë më të sigurta se kurrë, e krejt kjo falë qeverisje së mirë të Kurtit.
Cep me cep në gjithë Kosovën, Statovci po vazhdon fushatën e saj elektorale, ajo ka qenë njëra nga deputetet me të zëshme të Parlamentit në legjislaturën që shkoi.
Edhe këto zgjedhje garon në listën e VV-së dhe ka nr. 26.
© SYRI.net