Në këto zgjedhje elektorate po kandidat për herë të parë biznesmeni nga mërgata Mustaf Abazi.
Mbështetja për të po vjen nga gjitha anët, këtë herë po vjen nga Toronto. Arkitetkti me renome Simone Micheli ku ka bërë thirrje për qytetarët kosovarë që ta votojnë me 9 shkurt.
“Përshëndetje nga Toronto. E kuptova që shoku im shumë i mirë, Mustaf Abazi, po kandidon për deputet për Parlamentin e Kosovës. Unë them se ai është një njeri shumë i mirë, është ai që mund të bëjë ndryshimin në shtetin tuaj, së shpejti. Ju ftoj të gjithëve që të qëndroni pranë tij, pasi që ai është një kandidat shumë i mirë”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër, Abazi e ka falënderuar Michelin për përkrahjen që po i jep.
“Faleminderit mikut tim, arkitetktit me renome Simone Micheli, nga Toronto për mbështetjen e tij që ma përcolli përmes këtij videomesazhi. Çdo ditë që po kalon, nga takimet me qytetarë anekënd Kosovës po e shoh se sa i thellë është zhgënjimi për këtë qeverisje në ikje dhe sa i nevojshëm është ndryshimi. NDRYSHIMI po ndodhë me LDK-në Ai do të kulmoj me fitoren e 9 shkurtit!”.
© SYRI.net