Nuk pranoi ndarjen/ Shqiptari ndjek me makinë ish-partneren në Itali, arrestohet 32-vjeçari

Nuk pranoi ndarjen/ Shqiptari ndjek me makinë ish-partneren në Itali, arrestohet 32-vjeçari

16:10, 24/01/2025

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane. Arrestimi i shqiptarit ka ardhur pasi ai ka tentuar të vrasë ish-partneren e tij. Ngjarja mësohet se ka ndodhur sepse shqiptari nuk ka pranuar ndarjen dhe ka nisur ta ndjekë nëpër rrugë me makinë. 

Karabinierët e Njësisë Operacionale në Massafra njoftuan sot se e kanë arrestuar shqiptarin të enjten teksa po përpiqej të arratisej pas krimit. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje dhe përndjekje të ish-partneres. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Thebaid, kur shqiptari pasi iu vu pas, goditi me makinën e tij atë të ish të dashurës, duke e nxjerrë atë nga rruga.

Pas ngjarjes, autori është larguar me vrap pa i dhënë ndihmë gruas, e cila pas përplasjes ka pësuar lëndime serioze dhe u dërgua në spitalin e Castellanetës për mjekim nga shërbimi i ambulancës. Gjatë hetimeve dhe dëshmisë së vajzës, ata mësuan identitetin e agresorit dhe e shpallën në kërkim, kurse motiv i krimit ka qenë xhelozia dhe mospranimi i ndarjes.

Një ditë para ngjarjes ai e kishte dhunuar të renë dhe kërcënuar me jetë, teksa më pas ka vijuar përndjekjen edhe me anë të telefonatave dhe mesazheve, për ta bindur që të ribashkoheshin. Refuzimit të saj iu përgjigj me ndjekje makinash në rrugë dhe shkaktim aksidenti me qëllim vrasjen e ish-partneres në shenjë hakmarrjeje. I akuzuari pas ndalimit u la sot nga gjykata në arrest shtëpiak, teksa pret procesin e hetimit dhe gjykimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco