Mustaf Abazi: Faleminderit vendlindja ime, fitoren tonë s'ka kush që e ndalë!

Mustaf Abazi: Faleminderit vendlindja ime, fitoren tonë s'ka kush që e ndalë!

22:13, 23/01/2025

Fushata zgjedhore në Kosovë sa vjen e po ashpërsohet. Por edhe përkrahja e qytetarëve për të preferuarit e tyre sa më shumë po rritet.

Mbështetje të madhe si duket po merr LDK-ja në zonën e Llapit, të paktën kështu shihet në tubimet elektorale të degës së kësaj partie me kandidatët e tyre për deputete.

Kandidatura që po gjenë përkrahje më së shumti, është ajo e Mustaf Abazit që ka lënë Gjermanin për të kontribuar në vendlindje.

Në Batllavë, Abazi së bashku me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku morën fjalën se pas 9 shkurtit kjo zonë do marr drejtimin e ‘Rrugës së Re’.

Kandidati i LDK-së për deputet nga mërgata, Mustaf Abazi ka falënderuar bashkëvendësit e tij, në Sallabaj për përkrahjen masive që po i japin në këtë fushatë.

Abazi ka marrë mbështetje të fuqishme që në këto zgjedhje ai do të marr besimin e qytetarëve për të siguruar një ulëse në Kuvend.

Image

Por, Mustaf Abazi nuk po merr përkrahje vetëm nga qytetarët në Kosovë, por edhe nga eksperte e biznesmen të ndryshëm të huaj. Duke pasur parasysh që ai vjen nga bota e biznesit dhe se në Gjermani është edhe kryetar i Shoqatës së Bizneseve Shqiptare, padyshim që kandiatura e tij po mirëpritet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco