ADHD është një sëmundje e çrregullimit të hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes. Sipas një studimi kjo sëmundje lidhet me jetëgjatësi të shkurtër dhe një rrezik më të madh të problemeve të shëndetit mendor.
Çrregullimi i hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes është një çrregullim neurozhvillues që zakonisht diagnostikohet në fëmijëri, por shpesh zgjat deri në moshën madhore
Mjekët diagnostikuan 30.000 njerëz që ishin të prekur nga kjo sëmundje, dhe përfundimet nxorën se burrat kishin një ulje të jetëgjatësisë me 4 vjet e gjysmë, kurse gratë me 6 vjet e gjysmë. Të diagnostikuari u ndoqën prej gati 11 vite.
"Megjithëse shumë njerëz me ADHD jetojnë jetë të gjatë dhe të shëndetshme, gjetja jonë se mesatarisht ata jetojnë jetë më të shkurtër se sa duhet, tregon nevoja të paplotësuara për mbështetje." tha Dr. Liz O'Nions, autorja kryesore e këtij studimi. Syri.net- CNN.
© SYRI.net