ChatGPT del jashtë funksionit, mijëra njerëz raportojnë probleme

ChatGPT del jashtë funksionit, mijëra njerëz raportojnë probleme

17:36, 23/01/2025

Mijëra njerëz në mbarë botën kanë raportuar se nuk janë në gjendje të përdorin platformën më të njohur në botë të inteligjencës artificiale (AI), ChatGPT.

Downdetector, i cili gjurmon ndërprerjet e faqeve në internet, tregoi se më shumë se 10,000 njerëz raportuan se chatbot i AI, i krijuar nga OpenAI, nuk po punonte që prej orës orës 11:00.

Përdoruesit që tentonin ta përdorin atë u ndeshën me një mesazh që lexonte “serveri i uebit raportoi një gabim”.

Në faqen e statusit të ChatGPT thuhet se aplikacioni kishte “përjetuar nivele të larta gabimi” dhe firma ishte “aktualisht duke punuar për këtë problem”.

Megjithëse shumë njerëz përdorin versionin falas të chatbot-it, firma tarifon deri në 200 dollarë në muaj për nivelet e ndryshme të anëtarësimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco