Koalicioni për Familje, pas vendimit të PZAP-it: Kërcënim i angazhimit tonë në mbrojtje të vlerave të familjes

Koalicioni për Familje, pas vendimit të PZAP-it: Kërcënim i angazhimit tonë në mbrojtje të vlerave të familjes

13:35, 23/01/2025

Sot, Koalicioni për Familje, në prani të liderëve të koalicionit: Eman Rrahmani, Selim Pacolli, prof. dr. Ferid Agani dhe Fatmir Smajli, mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për media. Gjatë kësaj konference, Eman Rrahmani, përfaqësues i koalicionit, theksoi dy arsye kryesore që e detyruan këtë konferencë. Ai e konsideroi vendimin e PZAP-it për të dënuar një veprim pa bazë ligjore si një shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave politike të qytetarëve dhe një kërcënim për angazhimin e koalicionit në mbrojtje të vlerave të familjes.

“Ky veprim është i paargumentuar dhe i pabazuar”, tha Rrahmani, duke shtuar se koalicioni po përballet me një situatë që cenon angazhimin dhe kauzën e tij për mbrojtjen e familjes. Ai theksoi gjithashtu se spoti televiziv, i cili është në përputhje me vlerat e shoqërisë, nuk përmban asnjë gjuhë urrejtjeje dhe nuk mund të ndalohet. “Ne nuk mund të ndalojmë asnjëherë gjuhën tonë, ku flasim për vlerat e familjes”, tha Rrahmani.

Koalicioni për Familje theksoi se do të vazhdojë të angazhohet dhe të punojë për mbrojtjen e këtyre vlerave. Rrahmani gjithashtu bëri një paralajmërim për organizatat që janë të regjistruara në Serbi dhe që, sipas tij, përpiqen të dëmtojnë familjen dhe angazhimin e qytetarëve për vlerat e familjes në Kosovë. Ai theksoi se disa ligje po tentojnë të cënojnë angazhimin e qytetarëve që kundërshtojnë këto përpjekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco