‘Me shqiptarët në New York’/ Këlliçi: Të gjithë janë mobilizuar për t’u regjistruar e votuar më 11 maj, të vendosur për të sjellë ndryshimin!

‘Me shqiptarët në New York’/ Këlliçi: Të gjithë janë mobilizuar për t’u regjistruar e votuar më 11 maj, të vendosur për të sjellë ndryshimin!

21:07, 22/01/2025

Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Tiranës, njëkohësisht anëtar kryesie, Belind Këlliçi ka vijuar turin e takimeve me diasporën shqiptare në Amerikë.

Ndalesën e pati në Bronx të Nju Jorkut, ku Këlliçi ka marrë vendosmërinë e shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje, për të sjellë ndryshimin e shumëpritur në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe emocionet e takimit përmes disa fotografive me bashkëatdhetarët shqiptarë, Këlliçi shkruan se të gjithë shqiptarët e Amerikës janë mobilizuar për t’u regjistruar dhe për të votuar më 11 maj.

“Asgjë nuk është e pamundur kur jemi bashkë”, përmbyll postimin e tij, Belind Këlliçi.

Statusi

Takime fantastike dhe vendosmëri absolute e shqiptarëve të Bronx, New York, për të sjellë ndryshimin e shumëpritur në Shqipëri

Takimet në Valbona Caffee dhe Astor Bar do të mbeten përherë në kujtesën time

Faleminderit të gjithë shqiptarëve të Amerikës që janë mobilizuar për tu regjistruar dhe për të votuar në 11 maj

Asgjë nuk është a pamundur kur jemi bashkë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco