Vetura e policisë aksidentohet në Drenas, tre të lënduar

Vetura e policisë aksidentohet në Drenas, tre të lënduar

09:47, 22/01/2025

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Drenas të mërkurën, rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për Prishtinën ka deklaruar se në aksident të përfshira ishin dy vetura, njëra prej tyre ishte veturë zyrtare e Policisë së Kosovës.

“Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco