VIDEO/ Burimi: 130 milionë dollarë janë financuar në Shqipëri nga Soros, pjesa më e madhe e dhënë nga shteti amerikan

VIDEO/ Burimi: 130 milionë dollarë janë financuar në Shqipëri nga Soros, pjesa më e madhe e dhënë nga shteti amerikan

18:38, 21/01/2025

Gazetari, Genc Burimi, i ftuar në Task Force në SYRI TV, me moderatore Sonila Meço, foli për Shqipërinë si një vend i cili ka pritur fonde dhe kryesisht ka qenë i destinuar per reformën në drejtësi dhe si e sheh ai Trumpin për fondet okulte.

Burimi tha se e sheh si një skandal atë të Soros, i cili ka lindur në Francë. Financimet e skandalit të Soros janë nga shteti amerikan, por sot nuk mund të flasim më.  

“E shoh si një skandal, skandalin e Soros. Ky ka lindur në Francë dhe shqiptarët e dinë. Në gjykatën e Strasburg në 2006, Italia u dënua që mos të lejonin kryqin nëpër klasa dhe mos të lejonin prindërit të besonin në krishterimin. Italia merr si këshilltar këtë francez Gregor Putin, drejtor i shkencave juridike, i cili interesohet që gjykatësi hungarez, i cili dha këtë mendim të financohej nga Soros, që ishte ai që kishte themeluar fakultetin e Soros dhe Budapestit dhe këtu fillon skandali i Soros. Ky francez Gregor nxjerr skandalin e madh Shqipërinë dhe Bulgarinë. Nga 100 gjygjtar që sot ke në Strasburg  22 janë nga Soros. Francezi e bën këtë raport dhe e nxjerr në Francë, ai kërcënohet nga Shqipëria franceze. Krijohet një gjendje e sikletshme. Këtu hyn skandali i Soros dhe në Shqipëri, jep shembullin ku është gjygjtari që Edi Rama çon në Strasburg, i cili nuk është kushoriri i tij, por gjygjtari i Soros. Sot shohim Trump që bën të gjitha denoncimet të gjitha financimet ku janë 130 milion dollarë në Shqipëri nga Soros, një pjesë e madhe është dhënë nga shteti amerikan. Gjërat janë thënë prej kohësh, por sot nuk hapet goja ” – tha Burimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco