Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj ka publikuar 10 top prioritete.
Në një njoftim në Facebook, Haradinaj ka thënë se prioriteti i parë është Kosova direkt në NATO – miqësi e përhershme me ShBA dhe BE.
Si prioritet të dytë Haradinaj ka përmendur rritje ekonomike deri në 7%.
Postimi i plotë:
[1️⃣] Kosova direkt në NATO – miqësi e përhershme me ShBA dhe BE.
[2️⃣] Rritje ekonomike deri në 7%.
[3️⃣] 1 Miliard euro për biznese të reja dhe ato prodhuese-eksportuese.
[4️⃣] Pagë mesatare 1000 dhe pensione mbi 500 euro.
[5️⃣] Buxhet për përmbylljen e projekteve rrugore që kanë mbetur në gjysmë dhe autostradën e Dukagjinit.
[6️⃣] 1500 MW energji e prodhuar në Kosovë.
[7️⃣] Qendra Kombëtare për Inovacion dhe Teknologji.
[8️⃣] 6% e GDP për edukim e arsim – reformë e thellë e sistemit shëndetësor.
[9️⃣] Mërgata pjesë e vendimmarrjes e me status të investitorëve strategjikë.
[🔟] Pension pa shkëputje nga puna për çlirimtarët.
© SYRI.net