Gruaja e presidentit Rugova-Abdixhikut: Po e vazhdon rrugën e Rugovës, shpresoj se do të kemi bindshëm fitore më 9 shkurt

Gruaja e presidentit Rugova-Abdixhikut: Po e vazhdon rrugën e Rugovës, shpresoj se do të kemi bindshëm fitore më 9 shkurt

13:37, 21/01/2025

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, pas homazheve tek varri i presidentit Ibrahim Rugova, ka shkuar tek familja Rugova për vizitë. 

Në këtë vizitë ku u prit nga familja, gruaja e presidentit Rugova, Fana, kishte shumë fjalë të mira për Abdixhikun.

Ajo tha se Abdixhiku po e ndjek rrugën e Rugovës. Prandaj, shpreson që më 9 shkurt do të ketë bindshëm fitore. 

“Po e vazhdoni atë rrugë. Faleminderit prej juve shumë për kujdesin në mënyrë përmanente për neve. Shumë bukur po ju shkon fushata. Shpresoj që do të kemi më 9 shkurt bindshëm fitore. Suksese, urime”, ka thënë Fana Rugova.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco