Policia heq një kamerë ilegale në Leposaviq

Policia heq një kamerë ilegale në Leposaviq

13:11, 21/01/2025

Një kamerë ilegale është hequr në veri të vendit, konkretisht në Komunën e Leposaviqit.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin Mitrovicë-Veri, Veton Elshani, ka bërë të ditur se ajo ishte vendosur në një shtyllë elektrike, afër objektit të Elsktoseverit dhe e njëjta tashmë është larguar nga Policia e Kosovës.

Bëhet e ditur se kamera u ka shërbyer institucioneve të sigurisë në Serbi për të monitoruar rrugët.

Ndërkohë, nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me rastin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco