Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, ka folur për rikthimin e Donald Trump si presidenti i 47-të i ShBA-ve.
Vangjeli theksoi se Trump është i paparashikueshëm dhe se ka premtuar se do të ndryshojë Amerikën e cila deri më sot ka qënë garante e botës që nga Lufta e Dytë Botërore.
‘Kur ai thotë që do ta bëjmë Amerikën të madhe, ne do të jemi krenarë dhe nxënësit tanë do të mësojnë të jenë krenar për ShBA, ky pol force, kërkon që t’i vendosë SHBA në qendër të gjithë botës dhe ta nënshtrojë të gjithë pjesën tjetër, interesave më të lartë qoftë të SHBA nga pikëpamja e sigurisë dhe ekonomike’, u shpreh Vangjeli.
Debati në studio:
Vangjeli: Trump atipik dhe i paparashikueshëm.
Peka: Çfarë bëri në 2016-2020 Trump jashtë premtimeve elektorale?
Vangjeli: Presidenti Trump nuk ka ndryshuar me hyrjen e tij në Shtëpin e Bardhë, ka ndryshuar vetëm administratën me një qasje krejtësisht tjetër dhe ai premton se do të ndryshojë Amerikën e cila deri më sot ka qënë garante e botës që nga Lufta e Dytë Botërore...
Peka: Garante e demokracisë
Vagjeli: E demokracisë dhe ekuilibrave dhe këtij sistemi që njohim ne...Të shpjegosh politikën me mjetet që të jep ekonomia apo sigurinë me mjetet që vijnë nga bota e biznesit, e vështirë të kuptosh se çfarë do të ndodhë nesër me Amerikën, ku edhe Evropa duket e vogël përballë Amerikës.
Duket se kërcënimi i zotit Trump, se bëni paqe sepse ferri do të vijë te ju, bëri më shumë punë sepse askush nuk do të parashikonte se çfarë do të bënte zoti Trump.
Problemi i madh i tij, që do të jetë një nga urdhrat e parë ekzekutiv që ai do të firmosë në këtë mbësdite në Shtëpinë e Bardhë, ka të bëjë më sigurinë në kufijtë jugorë të vendit duke e konsideruar një emergjencë kombëtare, si dhe kërcënimi që vjen nga kartelet e drogës që ai do t’i konsiderojë organiza terroriste.
Peka: Të gjitha këto që ke thënë janë të premtuara. Ku është e paparashikueshmja?
Vangjeli: Deri më sot, këto janë piketat që ai i ka vendosur me një synim. Kur ai thotë që do ta bëjmë Amerikën të madhe, ne do të jemi krenarë dhe nxënësit tanë do të mësojnë të jenë krenar për ShBA, ky pol force, kërkon që t’i vendosë SHBA në qendër të gjithë botës dhe ta nënshtrojë të gjithë pjesën tjetër, interesave më të lartë qoftë të SHBA nga pikëpamja e sigurisë dhe ekonomike.
© SYRI.net