Osmani takohet me Komandantin e KFOR’it, Presidenca: Pjesë e angazhimit për forcimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë

Osmani takohet me Komandantin e KFOR’it, Presidenca: Pjesë e angazhimit për forcimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë

21:21, 20/01/2025

Presidentja Vjosa Osmani ka pasur sot një drekë pune me Komandantin e KFOR’it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, në selinë e KFOR’it. Ky takim nga Presidenca është përkshkruar si pjesë e angazhimit të Osmanit për forcimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë dhe për promovimin e sigurisë dhe stabilitetit si parakusht për zhvillimin e Kosovës dhe rajonit.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se Osmani në emër të qytetarëve të Kosovës shprehu mirënjohjen për misionin e NATO-s në Kosovë, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm prej më tepër se dy dekada për paqen dhe stabilitetin.

Aty theksohet se ftesa ka qenë e Komandantit Barduani.

“Në këtë takim, Presidentja Osmani theksoi se duke pasur parasysh sfidat e sigurisë, bashkëpunimi i ngushtë dhe partneriteti ndërkombëtar janë të nevojshme për ta siguruar paqen dhe stabilitetin në vend, rajon dhe më gjerë. Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për mbrojtjen e vlerave të paqes dhe sigurisë, duke theksuar se kohezioni ndërkombëtar është kyç në trajtimin e sfidave globale”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco