‘Bizneset do t’i kemi bashkëpunëtorë në qeverisje. Do të krijojmë mundësi më të mëdha për eksport në tregjet evropiane”, kjo është deklarata e kandidatit për deputet, Mustaf Abazit nga LDK.
Ai gjatë takimeve të shumta me bizneset e ndryshme në Podujevë dhe jo vetëm, ka ofruar bashkëpunimin dhe përkrahjen e pakursyer të LDK-së me qeveri.
“Sot vizituam kompaninë e Safet Imerit në Ballovc. Dëgjuam sfidat me të cilat përballet ky afarist i cili ka të punësuar dhjetëra llapjan.
U zotova se në Kuvendin e Kosovës do të shtyje përpara politikat për të ndryshuar klimën e të bërit biznes.
Me LDK-në në qeverisje bizneset do të jenë bashkëpunëtorët më të afërt”, është premtimi i Abazit.

Kandidatura e Abazit po vazhdon të përkrahet nga llapjanët dhe se po mirëpritet në cdo takim.
© SYRI.net