Sot, në ditën e inaugurimit të Presidentit Donald Trump, kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takime të rëndësishme me kongresmenë, si Gary Palmer, Andy Harris, Brad Knott si dhe me përfaqësues eminentë të Mërgatës Shqiptare në Shtetet e Bashkuara.
Është theksuar se avansimi i marrëdhënieve të Kosovës me ShBA, koordinimi dhe anëtarësimi në NATO, janë jetike për sigurinë, demokracinë dhe të ardhmen e Kosovës.
“Shteti mbahet me miq”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Shteti mbahet me miq
Sot, ditën e inaugurimit të Presidentit Donald Trump, pata kënaqësinë ta filloj me takime përmbajtësore me kongresmenët, Gary Palmer (Alabama), Andy Harris (Maryland), Brad Knott (Karolina e Veriut), si dhe me përfaqësues eminentë të Mërgatës Shqiptare në Shtetet e Bashkuara.
Avansimi i marrëdhënieve të Kosovës me ShBA, koordinimi dhe anëtarësimi në NATO, janë jetike për sigurinë, demokracinë dhe të ardhmen e vendit tonë.
© SYRI.net