Haradinaj tregon se çfarë diskutoi me Grenell

Haradinaj tregon se çfarë diskutoi me Grenell

22:40, 19/01/2025

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës në SHBA për ceremoninë e inaugurimit të Trump, ka zhvilluar takim me Richard Grenell, i Dërguar i Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta.

Haradinaj, thekson se gjatë takimit i rikonfirmoj Grenell zotimin e Kosovës për rikthimin në marrëdhënie strategjike me SHBA, duke i nënvizuar synimin tonë kryesor, anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO

“Në prag të ceremonisë së inaugurimit të Presidentit Trump, sot kam zhvilluar një takim pune me Richard Grenell, i Dërguar i Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta, i cili do të fillojë punën që nga nesër, ditën kur Donald Trump do të marrë detyrën e Presidentit të SHBA.

Ballkani Perendimor, përfshirë Kosovën, janë pjesë e angazhimit të Ambasadorit Grenell në detyrën e re në administratën e dytë të Presidentit Trump.

Me këtë rast, Ambasadorit Grenell, i rikonfirmova zotimin e Kosovës për rikthimin në marrëdhënie strategjike me SHBA, duke i nënvizuar synimin tonë kryesor, anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO!”, ka shkruar Haradinaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco