Haradinaj për Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet

Haradinaj për Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet

22:33, 19/01/2025

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të zëvendëskryeministres Donika Gërvalla gjatë një tubimi elektoral në Pejë, ku ajo akuzoi për sundim me banda në këtë qytet.

Haradinaj e quajti Gërvallën “një bandite ordinere” dhe e akuzoi se po flet pa bazë dhe pa njohuri për situatën reale.

“Nëse kjo shkon në Pejë dhe e ngrit zërin duke thënë se Peja qenka sunduar nga bandat, atëherë mund të them se kjo është një bandite ordinere. Kjo nuk di as çfarë është duke folur e as ku është duke folur”, deklaroi ai në Dukagjini.

Ai ka theksuar se nuk ka asgjë personale kundër Gërvallës, por e kritikoi ashpër për, siç tha, ofendimin e Pejës dhe UÇK-së.

Daut Haradinaj, mes tjerash ka shtuar se shumë biznesmenë të suksesshëm, kanë nisur biznesin e tyre me ndihmë nga Ibrahim Devolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco