Aksident mes dy veturave në Prizren, tre të lënduar

Aksident mes dy veturave në Prizren, tre të lënduar

16:38, 19/01/2025

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, në vendin e quajtur “Transiti i ri”.

Në aksident ishin të përfshirë dy vetura.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

“Kemi pranuar informacionet për një aksident rreth orës 13:30, ky dy automjete janë të përfshira, deri me tani tre persona janë lënduar edhe kanë kërkuar ndihëm mjekësore, aksidenti ka ndodhur në qytet në vendin e quajtur transiti i ri”, tha Bytyqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco