AGK reagon me shqetësim për zhvillimet në KPM: Përpjekje për politizim në interes të pushtetit

AGK reagon me shqetësim për zhvillimet në KPM: Përpjekje për politizim në interes të pushtetit

17:36, 17/01/2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në KPM, ku është zgjedhur kryetari i ri, pavarësisht faktit që Jeton Mehmeti ka pasur mandat deri më 21 të këtij muaji.

AGK thotë se votimi që ka ndodhur sot është përpjekje për instrumentalizim dhe politizim të KMP-së për interesa të partisë në pushtet.

Postimi i plotë:

“AGK-ja është e shqetësuar me procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të KPM-së.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ka përcjellur me shqetësim mbledhjen e sotme të Komisionit të Pavarur të Medieve, në të cilën është votuar një kryetar i ri, disa ditë para skadimit të mandatit të kryetarit aktual, Jeton Mehmeti.

Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore për mënyrën e ndryshimit të Rregullores së KPM-së, e cila parasheh që kryetari i ri zgjidhet në mbledhjen e parë pasi t’i ketë skaduar mandati ose të jetë shkarkuar kryetari aktual.

AGK-ja e sheh votimin e sotëm si përpjekje të hapur për politizimin dhe instrumentalizimin e KPM-së për interesa të partisë në pushtet, duke u bazuar në qëndrimet publike të iniciatorëve për ndryshimet e sotme.

Komisioni i Pavarur i Medieve, si organ kushtetues, luan rol të rëndësishëm në rregullimin e skenës mediale në Kosovë dhe, si i tillë, duhet ta ruajë pavarësinë e plotë dhe të mos lejojë ndërhyrjet politike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco