Ushtarët e KFOR-it të Letonisë dhe të Gjermanisë kanë kryer patrullime sot në Zubin Potok.
Përmes një njoftimi, KFOR tha se këto patrullime u bënë për garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
“Ushtarët letonezë dhe gjermanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të NATO-s, KFOR, kanë kryer patrullime me automjete dhe në këmbë në Zubin Potok, Kosovë”.
KFOR-i tha se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.
© SYRI.net