Kurti pret në takim ekipën e misioneve vëzhguese të zgjedhjeve nga BE-ja

Kurti pret në takim ekipën e misioneve vëzhguese të zgjedhjeve nga BE-ja

15:36, 17/01/2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ekipin e misioneve vëzhguese të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Në këtë takim është diskutuar rreth procesit zgjedhor të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe rëndësisë së mbarëvajtjes së tyre. 

Kryeministri Kurti ka thënë se procesi duhet të jetë transparent e demokratik.

Në njoftimin e Zyrës së kryeministrit thuhet se është konstatuar se Kosova ka arritur të realizojë shumicën e rekomandimeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë në lidhje me procesin zgjedhor, gjersa vendi ynë vijon të jetë shtet i pluralizmit politik dhe i garës së hapur e të drejtë për të gjithë.

Kryeministri Kurti gjithashtu thuhet se ka falënderuar ekipet e misioneve vëzhguese për takimin e bisedën e sotme si dhe angazhimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco