Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi zjarrit në një ndërtesë te “Lesna” ndërtesë në lagjen “Emshir”.
Rama tha se ndjehet i lehtësuar që nuk pati viktima, si dhe shprehu mirënjohjen ndaj ekipeve të zjarrfikësve, policisë dhe emergjencës.
Kryetari Rama tha se bashkëndjen me banorët e kësaj lagjeje të kryeqytetit.
“Një falënderim i veçantë u shkon edhe ekipeve të zjarrfikësve nga Lipjani, Drenasi dhe Fushë Kosova, të cilët treguan solidaritet dhe përkushtim të jashtëzakonshëm duke iu ardhur në ndihmë kolegëve të tyre. Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë qytetarëve dhe të sigurohemi që ndihma dhe mbështetja e nevojshme të jenë të garantuara për të gjithë ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi”, ka shkruar Rama në Facebook.
© SYRI.net