NATO po nis një mision të ri për të mbrojtur kabllot nënujore në rajonin e Detit Baltik pas një sërë incidentesh që kanë rritur frikën për sabotazh dhe spiunazh nga Rusia, në këtë rajon strategjik, tha të martën kreu i Aleancës.
Sekretari i PĂ«rgjithshĂ«m i NATO-s Mark Rutte tha se misioni i koduar âRoja e Baltikutâ do tĂ« pĂ«rfshijĂ« fregata, avionĂ« patrullimi dhe njĂ« flotĂ« dronĂ«sh detarĂ« pĂ«r tĂ« ofruar "mbikĂ«qyrje tĂ« zgjeruar".
"Në të gjithë aleancën, kemi parë elementë të një fushate për të destabilizuar shoqëritë tona përmes sulmeve kibernetike, tentativave për vrasje dhe sabotimeve, duke përfshirë sabotimin e mundshëm të kabllove nënujore në Detin Baltik", u tha zoti Rutte gazetarëve në mbyllje të një takimi në Helsinki me udhëheqësit e vendeve të baltike.
Ndërsa njoftoi këtë mision të ri, shefi i NATO-s vuri në dukje se më shumë se 95 për qind e trafikut të internetit sigurohet nëpërmjet kabllove nënujore dhe 1.3 milionë kilometra kabllo garantojnë transaksione financiare në një vlerë prej 10 trilion dollarësh çdo ditë.
Pikërisht ndërsa zoti Rutte po takohej në Helsinki me udhëheqësit e vendeve baltike, në televizionin shtetëror polak TVP World u raportua se një anije që i përkiste "flotës hije" të Rusisë ishte parë duke lundruar përreth një tubacioni gazi natyror që shkon nga Norvegjia në Poloni.
Termi âflota hijeâ e RusisĂ« Ă«shtĂ« njĂ« reference pĂ«r qindra anije cisternĂ« tĂ« vjetruara qĂ« pĂ«rdoren vazhdimisht pĂ«r t'iu shmangur sanksioneve perĂ«ndimore ndaj eksporteve tĂ« naftĂ«s ruse. Shpesh Ă«shtĂ« e paqartĂ« se kush i ka nĂ« pronĂ«si kĂ«to anije dhe çfarĂ« praktikash sigurie kanĂ« ato.
Kryeministri polak Donald Tusk, duke folur në një konferencë më vonë në Helsinki, tha se nuk kishte marrë ende një raport për këtë çështje, por do ta informonte opinionin publik sapo të mësonte më shumë.
Zoti Rutte tha se kundërshtarët e NATO-s duhet ta dinë se aleanca nuk do të lejojë që të kryhen sulme ndaj infrastrukturës së saj kritike, duke nënvizuar se "do të bëjmë gjithçka për t'u siguruar që të kundërpërgjigjemi, se jemi në gjendje të shohim se çfarë po ndodh dhe të marrim hapat e nevojshme që kjo të mos përsëritet".
Në takim morën pjesë udhëheqës të Finlandës, Gjermanisë, Polonisë, Danimarkës, Suedisë, Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë.
Përmes një deklarate, aleatët e Detit Baltik paralajmëruan se "ne kemi të drejtë, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, që të ndërrmarrim veprime kundër çdo anijeje të dyshuar që shmang sanksionet dhe kërcënon sigurinë, infrastrukturën dhe mjedisin tonë".
Ata thanë se "përdorimi nga ana e Rusisë i të ashtuquajturës flotë hije paraqet kërcënim për sigurinë detare dhe mjedisore". Po ashtu, theksuan ata, përtej kërcënimit të infrastrukturës nënujore, "kjo praktikë e dënueshme" gjithashtu "mbështet në mënyrë të konsiderueshme financimin e sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë kundër Ukrainës".
PĂ«r tâiu pĂ«rgjigjur kĂ«saj situate, udhĂ«heqĂ«sit u zotuan tĂ« "zbatojnĂ« zgjidhje krijuese, zhvillimin e teknologjive tĂ« reja pĂ«r mbikĂ«qyrjen, gjurmimin e anijeve tĂ« dyshimta dhe mbikqyrjen nĂ«nujore".
Ata gjithashtu u zotuan tĂ« shqyrtojnĂ« forma tĂ« reja ligjore pĂ«r tâu pĂ«rballur me kĂ«tĂ« sfidĂ« si dhe pĂ«r tĂ« rritur shkĂ«mbimin e informacionit. AleatĂ«t thanĂ« se pĂ«rpjekja e tyre do të "pĂ«rfshijĂ« partneritete tĂ« zgjeruara me sektorin privat, nĂ« veçanti operatorĂ«t e infrastrukturĂ«s dhe kompanitĂ« e teknologjisĂ« sĂ« fundit".
Një sërë incidentesh kanë shtuar shqetësimet për sigurinë.
NĂ« 26 dhjetor autoritetet finlandeze ndaluan njĂ« anije tĂ« lidhur me RusinĂ« me emrin âEagle Sâ, ndĂ«rsa zhvilluan hetime nĂ«se ajo kishte dĂ«mtuar njĂ« kabllo elektriku nĂ« Detin Baltik dhe disa kabllo interneti.
Kancelari Olaf Scholz tha pĂ«r gazetarĂ«t nĂ« Helsinki se Gjermania do tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« misionin âRoja e Baltikutâ.
Edhe Suedia njoftoi të dielën se planifikon të kontribuojë me deri në tre anije luftarake për të rritur praninë e aleancës në Detin Baltik, ndërsa përpiqet të mbrohet nga sabotimi i infrastrukturës nënujore.
I pyetur për më shumë hollësi mbi këtë operacion të ri, shefi i NATO-s Rutte nuk pranoi të jepte të dhëna mbi numrin e anijeve, duke thënë se shifra mund të ndryshojë nga java në javë .
"Do tĂ« pĂ«rdorim tĂ« gjithĂ« gamĂ«n e mundĂ«sive qĂ« kemi si aleancĂ«", tha zoti Rutte./ VOA/Â
© SYRI.net