Kaso: Vota e diasporës, proces historik me interes të shtuar për të prodhuar rotacionin politik

20:02, 14/01/2025

I ftuar në një intervistë për SYRI TV, me moderatore Armela Ferko, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso foli në lidhje me rëndësinë e votës së diasporës.

Kaso tha se nuk do të lodhemi kurrë së përmenduri përsa i përket rëndësisë së jashtëzakonshme që ka ky proces historik dhe ka interes të shtuar.

Përsa i përket rëndësisë nuk do lodhemi kurrë së përsërituri, rëndësinë që ka ky proces i jashtëzakonshëm historik. Për shkak se implementohet për herë të parë në vendin tonë, jo vetëm pritshmëria, por janë edhe gjasat që ky proces shoqërohet nga një interes i shtuar, nga një numër i madh aplikimesh dhe nga një numër i madh votash nga diaspora. Partitë politike kryesore, por edhe partitë e reja janë vënë në lëvizje prej kohësh për të sensibiluzar në rradhë të parë diasporën dhe më pas, kanë bërë gjithë përpjekjet për ta nxitur që të regjistojë. Me shumë gjasa ky interesim i madh i diasporës për të aplikuar për herë të parë pa shtrëngime, atë të drejtë kushtetuese, që i ofrohet në letër, por që për fat të keq ka qenë tejet e vështirë për t’u realizuar në praktikë, ka të bëjë, që shqiptarët më në fund të kenë një pal zgjedhje, në të cilën pjesa më e madhe e atyre, që janë në të drejtë vote të shprehen me votë e tyre. Duke bërë të pamundurën, që kjo votë të jetë sa më e lirë nga ndikimet dhe nga shtrëmbërimi, shpresojmë që të jetë ky lum votash që vijnë nga diaspora, së bashku me votat e përfaqësisë këtu për të prodhuar rotacionin politik, që presin të gjithë shqiptarët në zgjedhet e 11 majit. Kemi një numër prej 4000 e disa klikimesh interesimi në ditë. Duke koncideruar që kemi të bëjmë më një sistem, i cili është dizenjuar për të përballuar mbi 20.000 klikime në ditë, intersi është goxha lartë.”- tha Kaso.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco