Gjendet trupi i pajetë i 26-vjeçarit nga Prizreni

Gjendet trupi i pajetë i 26-vjeçarit nga Prizreni

11:48, 14/01/2025

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 08:20 janë informuar se një qytetar e ka vërejtur një trup të pajetë në lumin “Drini i Bardhë” në afërsi të urës se fshatit Rugovë.

Organet e rendit nga Prizreni dhe Gjakova kane dal në vendngjarje, ku kane vërejtur trupin e pajetë.

“Pas kontrollimit të viktimës nga njësitë përkatëse, në rrobat e viktimës janë gjetur dokumentacion personal në emër të Arban HISARI i ditëlindjes 05.06.1998, si dhe rrobat të cilat i kishte viktima ishin të njëjtat sikur në ditën kur është raportuar i zhdukur nga familjaret, andaj besohet se trupi i pajete është i viktimës së lartcekur”, njofton Vesel Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco