Protestë simbolike nga shqiptarët në Preshevë kundër diskriminimit serb

Protestë simbolike nga shqiptarët në Preshevë kundër diskriminimit serb

10:09, 14/01/2025

Shqiptarët në Luginë të Preshevës kanë zhvilluar një aksion simbolik të martën para stacionit policor në Bujanoc dhe para Gjykatës Themelore.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka njoftuar se aksioni u zhvillua kundër diskriminimit të shqiptarëve, që sipas tij, një shqiptar u dënua me gjobë për një koment në Facebook, e një zyrtare policore serbe s'u dënua “pasi na quajti minj”.

"Shqiptarët i shihni me lupë ndërsa për serbët i mbyllni sytë! Sot realizuam aksione simbolike para stacionit policor në Bujanoc dhe para Gjykatës Themelore në Bujanoc. Për një koment në Facebook një shqiptar nga Bujanoci u dënua me qindra mijëra dinarë dhe me një muaj paraburgim, ndërsa ky standard nuk vlejti kur një serb kërkoj zola për ta bombarduar ndërtesën e KKSH. Shqiptari u dënua me pretekstin e Intolerancës kombëtare, ndërsa ky standard nuk vlejti për zyrtaren policore  nga Medvegja e cila na quajti minj. Prandaj, Alo Policia, Alo Prokuroria ishte thirrja jonë sot!”, ka shkruar Lutfiu.

Shqiptarët në Luginë të Preshevës i kanë zhvilluar disa protesta kundër diskriminimit që autoritetet serbe po ua bëjnë atyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco