Ambasada e SHBA-së e mirëpret nisjen e fushatës, kërkon nga partitë respektim të ligjit

Ambasada e SHBA-së e mirëpret nisjen e fushatës, kërkon nga partitë respektim të ligjit

18:23, 13/01/2025

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mirëpritur fillimin e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Nga kjo Ambasadë kanë bërë thirrje për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje që të respektojnë sundimin e ligjit dhe proceset demokratike.

Vlerësohet se zgjedhjet e lira, të drejta dhe transparente janë themeli i demokracisë.

 

Zgjedhjet e lira, të drejta dhe transparente janë themeli i demokracisë dhe ne presim që të gjithë pjesëmarrësit të respektojnë sundimin e ligjit dhe proceset demokratike”, thuhet në reagimin e ambasadës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco