Vrasja e Bujar Nasufit/ Gjendet i shkrumbuar motomjeti i autorit të dyshuar në zonën e ‘Kodrës së Sharrës’

Vrasja e Bujar Nasufit/ Gjendet i shkrumbuar motomjeti i autorit të dyshuar në zonën e ‘Kodrës së Sharrës’

17:03, 13/01/2025

Gjatë orëve të paradites, blutë e kryeqytetit kanë gjetur motoçikletën me të cilën dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes autori i vrasjes së Bujar Nasufit. Motomjeti është gjetur e shkrumbuar në zonën e Kodrës së Sharrës, ndërsa është dërguar për ekspertizë, me shpresën se mund të gjenden prova.

Bujar Nasufi, pronar mobilerie, u ekzekutua mbrëmjen e së dielës, teksa po hynte në banesën e  tij në zonën e Pallatit me Shigjeta. Deri më tani pista ku dyshohet për vrasjen, është konflikti brenda farefisit për çështje pronash.

Tiranë

Në lidhje më ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku u vra me armë zjarri shtetasi B.N, ju informojmë se:  Në vendin e quajtur “Kodrat e Sharrës” gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur një motomjet të djegur, i cili dyshohet se i përket autorit.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin  ligjor të ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore përkatëse me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po kryen veprime intensive për sekuestrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco