Polica në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
E dyshuara është e kërkuar për kryerje të vjedhjes, thuhet në postimin e policisë në Facebook.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarës apo vendodhjes së saj, policia njofton se mund të telefononi në numrin 192.
© SYRI.net