Dy të lënduar nga aksidenti në Vushtrri mes tri veturave

Dy të lënduar nga aksidenti në Vushtrri mes tri veturave

13:34, 13/01/2025

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Vushtrri të hënën rreth orës 12:00.

Zëdhënësi i policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti, ka thënë se në aksident të përfshira janë tri vetura.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot  rreth orës 12:00 në rrugën nacionale  Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në  Vushtrri”.

“Në aksident janë përfshirë tri vetura,  ndërsa lëndime kanë pësuar dy  persona”, tha Zahiti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco