Arrestohet një person në Zveçan, iu konfiskuan armë e fishekë

Arrestohet një person në Zveçan, iu konfiskuan armë e fishekë

10:40, 13/01/2025

Një person është arrestuar të dielën në Komunën e Zveçanit në veri të Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit të të dyshuarit,  i është gjetur dhe konfiskuar një armë e zjarrit, një karikatorë me pesë fishekë dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Zveçan 12.01.2025-17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, tek i njëjti gjatë kontrollit të tij, i është gjetur dhe konfiskuar; një armë e zjarrit, një karikatorë me pesë fishekë dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco