Moti sot: I vranët dhe me reshje të borës, temperaturat deri në 0 gradë Celsius

Moti sot: I vranët dhe me reshje të borës, temperaturat deri në 0 gradë Celsius

09:00, 12/01/2025

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje të izoluara bore në disa zona.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -5 gradë Celsius dhe -2 gradë Celsius.

Derisa ato maksimalet do të lëvizin ndërmjet -2 e deri 0 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 9 metër për sekond.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco