Biznesmeni i njohur llapjan Mustaf Abazi për herë të parë i është futur seriozisht garës elektorale për deputet nga LDK-ja, po merr mbështetje të fuqishme nga diaspora, ku nga atje edhe vjen.
Abazi ka publikuar video mesazhe të përkrahësve të mërgatës që po e mbështesin në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
“Respekt ndaj miqve të mi në Berlin, të cilët më ofruan përkrahjen për kandidaturën time si deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës. Kjo mbështetje më jep forcë dhe besim në rrugën që kemi përpara!
Gjithmonë për vendin tim!”, shkruan Abazi në Facebook, përcjell Syri Kosova.
Kujtojmë se kandidatura e Abazit është nga dega e LDK-së në Berlin e që misioni i tij është të jap kontributin e tij për vendlindjen.
© SYRI.net