Emërohen Inspektorja e Përgjithshme dhe drejtori i ASK-së në Zyrën e Kryeministrit

Emërohen Inspektorja e Përgjithshme dhe drejtori i ASK-së në Zyrën e Kryeministrit

13:08, 10/01/2025

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar emërimin e Inspektorit të Përgjithshëm dhe emërimin e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Të dyja pikat e rendit të ditës u votuan nga i gjithë kabineti.

Lyra Osmani është zgjedhur Inspektore e Përgjithshme në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Ndërsa, Avni Kastrati u votua si drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco