Moti sot me diell, vranësira, riga shiu dhe bore

Moti sot me diell, vranësira, riga shiu dhe bore

09:35, 10/01/2025

Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vranësirat parashihen të sjellin riga shiu në vise të ulëta, derisa në viset malore parashihen fjolla bore.

Temperaturat minimale 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5 -10°C. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco