EMRI/ Vritet me armë zjarri biznesmeni shqiptar në Itali, gjendet i pajetë brenda kompanisë

EMRI/ Vritet me armë zjarri biznesmeni shqiptar në Itali, gjendet i pajetë brenda kompanisë

20:22, 09/01/2025

Mbrëmjen e së martës, sipërmarrësi 52-vjeçar me origjinë shqiptare, Artan Kaja është gjetur i pajetë në kompaninë Smurfit në Lunata të Italisë.

Fillimisht vdekja e tij dyshohej se ishte për shkaqe natyrale, por nga hetimet është zbuluar se ai ishte vrarë me armë zjarri.

Pasditen e sotme, policia italiabne ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen. Bëhet fjalë për një bashkatdhetar të biznesmenit të vrarë.

Hetimet vijojnë nga Karabinierët e njësisë hetimore, ndërsa për momentin arma e vrasjes nuk është gjetur.

Artan Kaja ishte pronar i një kompanie për trajtimin e paletave, i cili punonte si kontraktor në Smurfit në Lunata.

Ka qenë gruaja e tij që e ka gjetur të pajetë në një pellg gjaku, e alarmuar ngaqë nuk ishte kthyer në shtëpi.

Në fillim kishte qarkulluar hipoteza e një sëmundjeje, por tashmë hetimet kanë marrë një kthesë të bujshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco