Vendimi i VV-së për bojkot të mediave, Hoti: Përpjekje për të kamufluar dështimet

Vendimi i VV-së për bojkot të mediave, Hoti: Përpjekje për të kamufluar dështimet

13:38, 09/01/2025

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka quajtur përpjekje të dëshpëruar për të kamufluar dështimet në qeverisje në katër vite mandat, vendimin e pushtetit për t’i ikur ballafaqimeve me mediat.

Sipas tij, nëse qeverisja aktuale do të kishte rezultate, zyrtarët e pushtetit “do t’i mbushnin studiot televizive.”

Ish-kryeministri i Kosovës tha se përkundër buxhetit 12 miliardë euro, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk realizoi asnjë projekt, ndërsa përmendi disa nga regreset e vendit gjatë këtyre viteve, siç janë sanksionet e vendosura nga Bashkimit Evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco