PDK-ja mban këtë numër në zgjedhjet e 9 shkurtit

PDK-ja mban këtë numër në zgjedhjet e 9 shkurtit

12:08, 06/01/2025

KQZ-ja ka përcakaktuar sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Nëpërmjet këtij shorti, partitë politike kanë mësuar renditjen për këto zgjedhje.

Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit ka numrin 131.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shtunën certifikoi listën e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për procesin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.

Best Deals On Cat Excavators Mexico 2024 (See Prices)Excavators I Search Ads
by Taboola

Sipas kësaj liste numri i qytetarëve me të drejtë vote për këto zgjedhje është 2 milionë e 75 mijë e 868 votues.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës, është: 1 milion e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, është 104 mijë e 924

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco