Fushë-Kosovë, arrestohet personi që i sulmoi zyrtarët policorë

Fushë-Kosovë, arrestohet personi që i sulmoi zyrtarët policorë

09:47, 06/01/2025

Në orët e para të mëngjesit të 5 janarit 2025, në Fushë-Kosovë, është arrestuar një person i dyshuar pasi kishte sulmuar zyrtarët policorë. 

Policia kishte shkuar në banesën e tij për të tërhequr vërejtjen lidhur me zhurmën e madhe, por situata eskaloi në dhunë fizike ndaj tyre.

Si pasojë e sulmit, tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga autoritetet kompetente.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar zyrtarët policor, të cilët kishin shkuar në banesën e tij për të tërhequr vërejtjen për zhurmën të madhe. Tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet ne njoftimin e policisë./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco