Aeroporti ”Adem Jashari”: Konfiskohen 50 fishekë në valixhen e një personi

Aeroporti ”Adem Jashari”: Konfiskohen 50 fishekë në valixhen e një personi

09:42, 06/01/2025

Një rast ka ndodhur mesditen e së dieles në Aerportin Ndërkombëtar ”Adem Jashari”.

50 fishekë janë konfiskuar nga një valixhe të një personi (mashkull) nga oficerët e doganës, menjëherë pas arritjes së personit të dyshuar.

Sipas policisë, municioni është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco