Kurti: Byroja do të bëhet, secili do të tregojë sa ka pasuri

Kurti: Byroja do të bëhet, secili do të tregojë sa ka pasuri

22:34, 05/01/2025

Kryeministri Albin Kurti mbajti një fjalim në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, ku u drejtoi mërgimtarëve që nuk kanë mundur të regjistrohen për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Ai ka theksuar ata që nuk janë regjistruar kanë mundësinë e përdorimit të metodave tradicionale për të votuar, si udhëtimi me aeroplan, autobus ose veturë.

Gjatë fjalës së tij, Kurti përmendi disa nga arritjet e qeverisë në vitin 2024, duke theksuar rritjen ekonomike pa borxhe të reja dhe madje zvogëlimin e borxhit të kaluar.

Ai foli gjithashtu për prioritetet e mandatit të ardhshëm, ku përmendi reformimin e sistemit të drejtësisë dhe krijimin e Byrosë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

“Secili do të tregojë sa ka pasuri. Nuk kemi kurrgjë kundër njerëzve të pasur, por duhet të tregojnë se ku i kanë marrë paratë”, ka theksuar ai, duke shtuar se reforma në Këshillin Prokurorial të Kosovës është gjithashtu e domosdoshme, transmeton Telegrafi.

Në fjalimin e tij, Kurti përmendi edhe situatën në veri të Kosovës, duke theksuar se tashmë është shtrirë ligjshmëria dhe kushtetutshmëria.

Ai e quajti dështim sulmin terrorist në Banjskë dhe problemet me kanalizimin e ujit të “Ibër-Lepencit,” duke thënë se çdo tentativë tjetër do të dështojë.

Projektligji për krijimin e Byrosë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme u miratua nga Kuvendi më 5 dhjetor 2024, por është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga PDK më 13 dhjetor 2024, bashkë me 12 projektligje të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco